Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se eksportet e naftës dhe gazit rus do të eksportohen drejt Azisë. Ai ka paralajmëruar vendet evropiane se po destabilizojnë tregun duke u larguar nga nafta dhe gazi rus.

“Përpjekjet për të larguar furnizuesit rusë, për të zëvendësuar burimet tona të energjisë me furnizime alternative, do të ndikojnë në mënyrë të pashmangshme në të gjithë ekonominë globale”, tha Putin.

Putini deklaroi më herët, se Rusia do të zhvendosë drejtimin e eksporteve, në vendet Jugore dhe Lindore.

Vitin e kaluar, rritja e çmimeve nënkuptonte se të ardhurat nga nafta dhe gazi përbënin 36% të shpenzimeve të qeverisë ruse.

Pjesa më e madhe e këtyre të ardhurave vjen nga Bashkimi Evropian, i cili importon rreth 40% të gazit dhe 27% të naftës nga vendi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb