Kryeministri bullgar, Kiril Petkov, ka reaguar pas vendimit të Gazprom për të ndërprerë furnizimin e vendit me gazin rus.

Petkov, ka thënë në një postim në “Twitter” se ka biseduar për situatën me kryeministrin e Greqisë, ku janë hedhur hapat e parë për sigurinë dhe diversifikimin e energjisë.

Ai shton se kjo do të jetë me rëndësi strategjike për dy vendet dhe rajonin. Ndërkohë, kujtojmë që një ditë më parë Rusia ndërpreu furnizimin me gaz për Bullgarinë dhe Poloninë, me arsyetimin që pagesa për marrëveshjen e re, duhet bërë me rubla.

Kjo në fakt ishte një kërkesë e Vladimir Putinit, që para rreth 1 muaji tha se masa e re do të reduktonte ndikimin e sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ndaj tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: