Rekrutimi i personave të dënuar nga burgjet ruse për t’i dërguar në luftën në Ukrainë në përpjekje për të mbushur radhët e ushtarëve të vrarë, është kthyer tashmë një normalitet.

Shefi i grupit privat Wagner që merret me stërvitjen e tyre para dërgimit në front, ka bërë një deklaratë që ka ngjallur reagime.

Yevgeny Prigozhin u shpreh se ishte krenar që të rekrutuarit po ktheheshin në kanibalë.

“Përpara vendosjes së tyre në Ukrainë, trajnimi intensiv po i kthen të dënuarit në kanibalë të vërtetë”, ka deklaruar ai.

Një video e publikuar në rrjetet sociale nga grupi tregon se trupat e Wagner stërviten në një terren të vështirë.

Deklarata e Prigozhin tregon se Rusia po krijon ushtarë gjakatarë për t’i dërguar në Ukrainë.

Mediat ruse zbuluan se Wagner kishte filluar rekrutimet në radhët e të burgosurve në mesin e vitit 2022, me plane për t’i vendosur ato në Donbas.

Të burgosurve iu ofruan 2000,000 rubla dhe amnisti për krimet e tyre pas gjashtë muajsh shërbim.

Megjithatë raportimet e deri tanishme kanë treguar se ushtarët nga radhët e të burgosurve janë ata të cilët kanë humbur më shumë jetën në front.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb