Putini ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se nëse do të shtojnë intensitetin e sulmeve nëse do të furnizojnë me raketa me rreze të gjatë Ukrainën. Duke folur për televizionin Rossiya-1, Putin tha se furnizimi me armë në Ukrainë s’ishte diçka e re, por ama, konfirmoi se do të kenë reagim më të ashpër nëse këto furnizime vijojnë pambarimisht.

Kujtojmë që sulmet ruse janë përqendruar tashmë në pjesën Lindore të Ukrainës, më konkretisht në Donbas. Analistë të shumtë të luftës thonë se Rusia tanimë po tenton të korrë fitore në Lindje, për ta cilësuar si të suksesshëm ofensivën në Ukrainë në sytë e popullit. Ndërkohë, gjatë të dielës janë regjistruar sulme edhe në Kiev, i cili prej më shumë se një muaji nuk kishte shënuar asnjë incident të luftës.

Burimi: BBC

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb