Presidenti rus, Vladimir Putin ka folur për luftën në Ukrainë, ndërsa është shprehur se lufta duhet të kishte filluar më herët.

Putini ka zhvilluar një vizitë në Kirgistan, duke paralajmëruar se çdo vend që do të guxojë të sulmojë Rusinë me armë bërthamore do të zhduket nga faqja e dheut.

I ndalur tek rritja e çmimeve në Europë ai tha se çmimet e gazit po rriten, ndërsa Rusia u shet gaz disa prej partnerëve të saj gati 10 herë më lirë.

“Natyrisht, për të qenë i sinqertë, ne ishim të ngadaltë për të marrë drejtimin tonë. Ndoshta, e gjithë kjo luftë duhet të kishte filluar më herët. Thjesht shpresonim se do të mund të biem dakord në kuadrin e marrëveshjeve të paqes të Minskut.” , tha presidenti rus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: