Presidenti rus Vladimir Putin, ka reaguar ashpër ndaj amerikanëve. Putini është zotuar të shkatërrojë sistemet e amerikanëve Patriot që dërgohen në Ukrainë, duke thënë se është 100% i sigurt se forcat e tij mund të heqin qafe sistemin kundërajror prej 6 mln dollarë.

“Sigurisht që do ta shkatërrojmë, 100 për qind!”, tha Putin duke shtuar: “Thuhet se sistemet Patriot mund të dërgohen në Ukrainë. Lërini ta bëjnë, ne do t’i shkatërrojmë”.

Putin më pas akuzoi “rivalët gjeopolitikë të vendit të tij se synojnë të shpërbëjnë Rusinë, Rusinë historike”, ka deklaruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: