Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se është gati për të vazhduar kërkimin e një zgjidhjeje me Ukrainën, por sipas tij Kievi po frenohet. Ai tha më tej se Kievi po parashtron propozime gjithnjë e jo reale për negociatat, çka po sjellin frenimin.

Vlen të përmendet se Rusia ka intensifikuar sulmet e saj ditët e fundit në Ukrainë dhe po synon qytetet kryesore si Kiev, Kharkiv dhe Mariupol. Ndërkaq, negociatat mes dy vendeve janë duke u zhvilluar, me Rusinë që ka bërë 3 propozime. E para ka të bëjë me aneksimin e Krimesë nga Rusia.

E dyta me ndryshimet në Kushtetutën e Ukrainës që të shpallte statusin neutral, njëjtë si modeli austriak dhe suedez. Kërkesa e tretë do të thoshte që Ukraina të njohë pavarësinë e dy rajoneve, Luhask dhe Dontesk. Mirëpo këto tre propozime janë përjashtuar kategorisht nga presidenti Zelensky.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: