Në garën e skuadrës së patinazhit artistik, sportistja Mirai Nagasu është bërë amerikania e parë, e cila çoi deri në fund një hedhje triplo axel në Lojërat dimërore, e treta në historinë e Olimpiadave.

Axel është një hedhje e cila e ka marrë emrin nga ai që e ka shpikur, norvegjezi Axel Paulsen, i cili e ekzekutoi për herë të parë versionin bazë (një rrotullim e gjysmë) në vitin 1882.

Në këtë video Mirai Nagasu tregon për performancën e saj, hedhjen në PyeongChan, duke u nderuar me duartrokitje pa fund nga publiku. Gara e patinazhit artistik u fitua nga Kanadaja.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb