Gazetarja Klodiana Lala është përplasur në debat me administratorin shtetëror të inceneratorit të Fierit, Faraudin Arapi.

Të ftuar në emisionin “Opinion”, Lala i ka kërkuar Arapit që të tregojë se a është bërë vjedhje në inceneratorin e Fierit, ndërsa ky i fundit i është drejtuar duke i thënë se “rolin e zhurmuesit mos e bëj”.

“A flasim pak për milionat e vjedhura? Këtë na thuaj se ke 6 muaj aty me laps dhe me letër”, iu përgjigj Lala ndër të tjera.

Pjesë nga debati:

Klodiana Lala: Inceneratori nuk punon. Për çfarë do të flisni? Hetimin e bën Prokuroria, këtu jeni pa rol.

Faraudin Arapi: Rolin e zhurmuesit mos e bëj.

Klodiana Lala: Rolin e zhurmuesit nuk e bën njeri. Hiqe këtë fjalë dhe qëndron brenda kornizave që të takon sipas ligjit dhe sipas moralit.

Faraudin Arapi: Rolin e zhurmuesit mos e bëj.

Klodiana Lala: E mbrojtët qeverinë, bravo ju qoftë, problem është: A flasim pak për milionat e vjedhura? Këtë na thuaj se ke 6 muaj aty me laps dhe me letër. A është bërë vjedhja se kjo i intereson shqiptarëve? Këtë na thuaj.

Klodiana Lala: Ju jeni një person që keni detyra të përcaktuara nga ligji

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb