Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka akuzuar Ramën se është i kënaqur që ish-luftëtarët e UÇK, sot disa prej tyre lidera politikë në Kosovë po shkojnë në Hagë.

Vasili i thotë Ramës se për mbrojtjen e Kosovës nga të dyja anët e kufirit të gjithë shqiptarët janë UÇK.

Ai e paralajmëron të bëhet gati për 25 prillin pasi ajo datë do të asgjesojë e djegë çdo tradhëti ndaj shqiptarëve.

 

STATUSI NGA PETRIT VASILI

Panolini i shalëve te cdo tradhetie Edi Rama, ka surrat e flet per Kosoven!

Edi Rama Panolini i çdo tradhetie, qe leviz me shalët e cďo tradhetie antishqiptare fillon e flet vetem kur tradhetia i duket se ben perpara dhe kenaqesine, qe luftetaret e UÇK po shkojne ne Hagë nuk e permban dot fare.

Pasi doli si legen kur Panolini paditi luftetarin Haradinaj, tani eshte shume i lumtur qe paditen luftetaret e UĆK  e shkojne ne Hage, qe Panolini i futur ne shalet e Beogradit mendon se mund ta demtoje me kollaj Kosoven.

Por harron  qe per mbrojtjen e Kosoves nga te dy anet e Morines, gjithe shqiptaret jane UÇK.

Si gjithmone Panolini del huq ashtu si cdo tradheti, qe asgjesohet dhe me pas mbetet e kuterbon i njejti Panoline Edi Rama, qe pret te futet ne shalet e tradhetise se radhes.

25 prilli asgjeson e djeg cdo tradheti dhe panoline antizjarr nuk ka, ndaj behu gati Edi Rama se afroi shume sahati qe te digjen edhe shalet.

Ndaj mbyll shalet mbyll gojen Panolin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb