Në Papua të Indonezisë ekziston një pyll i zakonshëm, por ajo çfarë e bën të pazakontë këtë pyll është fakti se brenda tij lejohen të futen vetëm femrat.

Është një vend i veçantë në të cilin me gjenerata, femrat janë mbledhur për të ndarë me njëra-tjetrën përvoja të ndryshme nga jeta, transmeton Telegrafi.

E nëse ndonjë mashkull do të tentonte të futej në këtë pyll, ai do të duhej të dënohej. Një ekip i gazetarëve të BBC-së nga Indonezia (që të gjitha femra) kanë marrë leje që ta vizitojnë këtë vend.

Aty vetëm femrave u lejohet të futen dhe të mbledhin guaska. Madje një prej tyre ka thënë se gjithmonë ka qenë gjithmonë pyll i femrave, madje gjyshja i kishte treguar qindra vite më parë kishte ekzistuar një rregull i tillë.

“Gjithmonë ka qenë këtu, me të njëjta rregulla. Femrat mund të qëndrojnë lakuriq në pyll, nuk janë të detyruara të bartin rroba, kurse ndonjë mashkull nëse tenton të futet në pyll – me automatizëm dënohet”, ka thënë Adriana Merauge.

Sipas saj ai do t’i nënshtrohet procesit të gjykimit që ajo e quan të “lashtë”. Të gjithë shkelësit e këtij rregulli do të duhej të paguanin një dënim prej një milion rupi (69 dollarë).

“Kur jemi në pyll, ndihemi të lira, nuk ka meshkuj përreth nesh. Jemi vetëm ne femrat. Bisedojmë me gratë e moshuara dhe ndajnë përvojat e ndryshme nga jeta”, ka thënë Ati Rumbojrus.

Megjithatë për femrat ky vend i shenjtë ka ndryshuar mjaft shumë.

“Oqeani është më ndryshe në raport sesi ka qenë më herët. Oqeani ynë ka qenë shumë i bukur, i pastër – për fat të keq nuk më i tillë, është plotë me mbeturina. Janë mbetje të tregut, që i bartë uji sa herë që bie shi i rrëmbyeshëm. Shpesh pyes veten se çfarë do të ndodhë me oqeanin tonë”, ka shtuar Adriana.

Gratë e atjeshme shesin guaskat në tregun më të afërt, dhe për këtë arsye pylli është shumë i rëndësishëm për to – madje thonë se nuk mund ta imagjinojnë jetën pa të.

“Do të vazhdojmë të vijmë çdo ditë, të mbledhim guaska. Këtu femrat i besojnë njëra-tjetrës. Ne kurrë nuk do t’i braktisim”, ka thënë për fund Adriana.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb