POGRADEC-Qafë Thana rezulton e bllokuar prej më shumë se tre orësh për shkak të kushteve të këqija të motit. Nga vendngjarja, BalkanWeb siguron foto ku vihet re se në këtë aks të rëndësishëm nacional është krijuar një radhë e gjatë me automjete që presin për të qarkulluar. Shkak janë bërë ngricat që kanë pushtuar rrugën pavarësisht skorjeve që janë hedhur në rrugë. Trashësia e borës nuk është e madhe, por akulli që ka pushtuar asfaltin është kthyer në problem madhor për drejtuesit e mjeteve të cilët presin dritën jeshile. Cështja bëhet dhe më delikate kur ndër udhëtarët që presin prej dy orësh, shumica janë gra dhe fëmijë të mitur.

Ndërkohë policia njofton se nga pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të rënda drejt Maqedonisë, pasi për shkak të reshjeve të dëborës dhe ngricës është i pamundur kalimi i tyre drejt Strugës në Maqedoni.

(d.b/da.xha/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb