Deri në orën 13:00 numëruesit për qarkun e Durrësit kanë numëruar 457 kuti nga 493 që janë gjithsej, ku PS kryeson me një diferencë të thellë prej 15 mijë votash.

Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 66 313 vota ose 52 % të votave;

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka siguruar 50278 vota ose 39. % të votave.

Diferenca mes dy subjekteve politike llogaritet rreth 16 mijë vota.

Ndërkohë rezultati për partitë e tjera deri tani është si më poshtë:

Partia Mundësia e treta me 3,293 vota ose 2.5%

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e katërta, me 3008 vota ose 2.35 %;

Lëvizja Bashkë 1495 vota, ose 1.18 %.

E përkthyer në mandate, 8 .5 mandate për Partinë Socialiste dhe 5.5 për PD-ASHM.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb