Edhe në qarkun e Gjirokastrës procesi i numërimit është thuajse në përfundim, ku ka mbetur vetëm 1 kuti nga nxjerrja e rezultatit përfundimtar.
Sipas të dhënave të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka siguruar 24.457 vota, që përbën 62.23% të totalit.
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) deri tani renditet si forcë e dytë me 11596 vota (29.51%).
Sipas rezultateve të deritanishme, PS siguron në këtë qark 3 mandate, ndërkohë PS-ASHM merr 1 deputet.
