Pas urdhrit të qeverisë për përfshirjen në zonën e gjelbër të 5 bashkive: Berat, Kuçovë, Skrapar, Poliçan e Urë-Vjagurore në qarkun e Beratit,që prej mëngjesit të sotëm në të gjithë qarkun qytetarët kanë filluar të lëvizin lirisht. Të cilësuara si zona me më pak risk dhe ku ka pasur shumë pak raste me Covid-19,në të pesta qytetet e sipërpërmenderua kanë hyrë sot në fuqi masat e reja lehtësuese.

Berati tashmë është një zonë e gjelbër dhe lëvizjet ditën e sotme në qytet janë bërë më të shpeshta. Lëvizjet kanë filluar që prej orëve të para të mëngjesit,me daljen herët të pensionistëve e më pas të qytetarëve,që janë duke shfrytëzuar liri-daljen e shumëpritur dhe duke shpresuar në rikthimin e normalitetit. Në çdo rrugë të qytetit nuk ka asnjë lloj pengese në lejet e qarkullimit, ndërkohë që makinat lëvizin vetëm me një person në vendin e parë,duke respektuar protokollet e vendosura.

Edhe në bashkitë Skrapar e Poliçan ka nisur sot lehtësimi i lëvizjeve,sipas rregullave të protokollit të sigurisë të “zonave të gjebra”,ku qytetarët po shfrytëzojnë të gjitha liritë e lejuara për të lëvizur.

Situatë e qetë dhe me lëvizje të shumta paraqitet edhe në qytetin e Kuçovës,ku banorët qytetarët kanë nisur që të dalin lirshëm në rrugët e qytetit,duke respektuar masat e vendosura.

Po kështu,edhe në bashkinë Urë-Vajgurore,edhe pse bashkia më e vogël në të gjithë qarkun për nga numri i popullsisë,rrugët sot kanë qenë të mbipolluara nga banorët që shijuan liri-daljen e tyre të parë,pa orare kufizuese.

Shpallja “zonë e gjelbër” e të pesta bashkive të qarkut të Beratit ka gëzuar mjaft bizneset që ngritën qepenat e dyqaneve një javë më parë,siç ishin dyqanet e veshjeve,të luleve etj që e kishin thuajse të pamundur të tregtonin për shkak të orarit të kufizuar të liridaljes së qytetarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: