Në qarkun e Elbasanit, vijon procesi i numërimit ku janë numëruar 505 kuti.
Ndërsa kanë mbetur edhe 3 QV për tu numëruar, PD ka marrë 38.905 vota ose 29.49 %, ndërsa PS numëron 79.799 vota ose 60.48 % të tyre.
Ndërsa forcë e tretë renditet Nisma-SHB me 3.45% të votave ose 4552 vota dhe e katërta “Mundësia” me 2.9 % të votave ose 2761 vota.
Sipas këtyre rezultateve, PS ka marrë deri tani 10 mandate në qarkun e Elbasanit kurse PD 4 mandate.

(BalkanWeb)