KORCE

Viti 2023, ka qenë qenë vit shumë i suksesshëm për turizmin në Shqipëri, por edhe në qarkun e Korçës. Statistikat dhe numri i turistëve e tregojnë se edhe ky vit do të jetë një vit shumë i mirë. Kështu në vitin në 4 muajt e parë të 2024, krahasuar me 4 muajt e parë të vitit 2023, kanë hyrë mesatarisht 60% më shumë vizitorë vendas e të huaj.

Me qëllim mbarëvajtjen e sezonit të ri turistik, Prefekti i Korçës Nertil Jole mblodhi në Lin të Pogradecit Komitetin Rajonal të Zhvillimit të Turizmit. Gjatë takimit u bë një vlerësim për bashkëpunimin institucional, u diskutuan detyrat që dalin për këtë sezon turistik.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Rajoni ynë përbën një pjesë mjaft të rëndësishme të destinacioneve turistike në vend. Korça është tashmë e vizituar në çdo stinë, Pogradeci është i lidhur më së shumti me turizmin veror, ndërkohë që interesi i vizitorëve po orientohet edhe drejt natyrës e klimës malore të Kolonjës, Maliqit, Pustecit, por edhe Devollit”, tha Jole dhe kërkoi nga përfaqësuesit institucionalë zbatimin e detyrave në Urdhrin e Kryeministrit për ngritjen e Task-Forcës Ndërinstitucionale të Sezonit Turistik Veror 2024, si dhe më shumë punë për promovimin e destinacioneve turistike, produkteve dhe diversifikimin e ofertës turistike.

Jole tha se në këtë fillimsezoni rajoni i Korçës duhet të jetë mikpritës për shumë vizitorë e turistë nga vendi dhe gjithë bota.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb