Qarku i Korçës përfshihet nga reshje dëbore. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se reshjet janë të shoqëruara edhe me erë të fortë.

Reshje të shumta janë regjistruar në Qafë Thanë e Pogradec e gjithashtu në zona të larta malore dhe në fshatin turistik të Dardhës.

Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë. Mjetet borëpastruese ndodhen në terren.

Aksi Korcë-Pogradec është i përfshirë nga reshje intensive dëbore. Mjetet borëpastruese ndodhen në terren për të pastruar dëborën.

Policia këshillon që në akset rrugore Qafë Thanë-Pogradec-Qafë Plloçë-Korçë-Kapshticë; Boboshticë-Dardhë dhe Qafa e Qarrit, drejtuesit duhet të jenë të pajisur me pajisje dimërore, për shkak të reshjeve më intensive të borës. Gjithashtu të shmangin lëvizjet e panevojshme, me qëllim që të mos pengohet lëvizja e borëpastrueseve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: