Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar sot se situata në akset kryesore kombëtare nuk paraqitet problematike. Edhe pse ka pasur reshje shiu gjatë fundjavës, nuk nevojitet që gjatë ditës së sotme të përdoren zinxhirët, përveç segmentit Boboshticë –Dardhë në Korçë dhe Elbasan-Peqin, pasi në Derven dhe Babluc ka pasur rënie gurësh.

Sipas ARRSH-së, ka nisur puna për pastrimin e tyre. Aksi Elbasan – Gjinar është bërë i kalueshëm me vështirësi; në të vazhdohet të punohet dhe nuk lejohet kalimi i autobusëve.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: