52-vjeçari nga Saranda, Thanas Bako, i arrestuar pas një operacioni të Europol, policisë greke dhe asaj holandeze kundër pastrimit të parave të ardhur nga trafiku i drogës, nuk i ka pranuar akuzat e ngritura.

Avokatja e tij Eleni Kriketou në një deklaratë për mediat është shprehur: “Bëhet fjalë për ekzekutimin e një urdhri europian arresti nga një vend anëtar i BE. Ai mohon çdo përfshirje dhe akuzë. Jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm për të vërtetuar pafajësinë e tij”.

52-vjeçari Bako akuzohet se për 10 muaj ka qarkulluar 250 milionë euro të grupeve kriminale të trafikut të kokainës në Belgjikë dhe Holandë. Arrestimi i tij erdhi pas zbulimit nga policia holandeze të bisedave të trafikantëve në aplikacione të enkriptuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb