BERAT

Policia e Beratit ka arrestuar 2 persona, pasi lëviznin në orarin e ndalimit të qarkullimit për shkak të Covid-19 dhe kundërshtuan punonjësit policorë.

Në pranga ka rënë një 27-vjeçar dhe një 21-vjeçar, që akuzohen për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Njoftimi i policisë:

Berat

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. F., 21 vjeç dhe E. A., 27 vjeç, të dy banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat.

Këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar në rrugë mbrëmjen e djeshme, gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe në momentin që janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, i kanë kundërshtuar ata me dhunë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb