Policia e Tiranës ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje, duke arrestuar një 29-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.

Gjatë kontrollit, të riut i është sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

“Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që po qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit palestinez : A. D., 29 vjeç. Ky shtetas u kap në rrugën “Bruzi” në zonën e Laprakës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje””, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb