Policia e Shkodrës vijon kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri.

Blutë e qytetit verior njoftojnë se kanë vënë në pranga një 17 vjeçar që qarkullonte me armë zjarri me vete, ndërsa kanë sekuestruar pistoletën me fishekë luftarakë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditen e verimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacionit të marrë në rrugë operative se një i mitur qarkullonte me armë zjarri me vete, nga shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 17 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Permetit”, Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë i gjetën në trup një armë zjarri pistoletë me fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: