Qarkulloi me Policia Rrugore e Tiranës ka ndaluar ditën e sotme drejtuesin e një automjeti luksoz Ferrari, i cili qarkullonte me shpejtësi mbi 300 kilometra në orë në tunelin e Kalimashit.

Pamjet u publikuan disa ditë më parë në rrjetet sociale dhe u shpërndanë gjerësisht kur drejtuesi i mjetit sportiv lëvizte me një shpejtësi prej 305 kilometrash në orë.

Raportohet se shtetasi Aleks Visha, i cili është dhe mjaft i njohur në rrjetet sociale është shoqëruar së bashku me mjetin e tij pranë Policisë Rrugore dhe është detyruar të paguajë në gjobë prej 100 000 lekësh të rinj.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës

Qarkulloi me shpejtësi 305km/h, në tunelin e Kalimashit, Policia Rrugore e Tiranës identifikon dhe bllokon automjetin “Ferrari”.

Shoqërohet në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. V.

Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij. Në bazë të pamjeve filmike të siguruara, është identifikuar dhe ndaluar automjeti tip “Ferrari” me drejtues shtetasin A. V., të cilin e Policia e ka shoqëruar në Komisariat.

Ndaj drejtuesit të automjetit u mor masë administrative 100 000 lekë të rinj.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon gjithashtu për ndalimin e publikimeve që kanë karakter joedukativ për sigurinë rrugore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: