LEZHË

Policia e Lezhës, kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve është vënë në prangat një 37-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri pistoletë në automjet.

Po gjatë kontrolleve, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, vjedhjes dhe krimeve kundër personit, të cilët posedonin fara narkotike të dyshuara canabis sativa.

Sekuestrohen armë zjarri pistoletë, municion luftarak, fara canabis, 3 celularë dhe 2 automjete.

Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për persona që qarkullojnë me armë zjarri në automjet, shërbimet e Policisë Lezhë dhe forca e posaçme “Shqiponja” ushtruan kontrolle në disa automjete në Shëngjin, Lezhë e Milot.

Si rezultat, gjatë kontrollit të ushtruar në një mjet me drejtues shtetasin Endrit Lohja, në çantën e tij, shërbimet e Policisë Lezhë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Endrit Lohja, 37 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë,a për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga forca e posaçme “Shqiponja” , në automjetin me drejtues shtetasin Albin Marluta dhe pasagjer shtetasin Armando Grishaj,u gjetën dhe sekuestruan një sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin farat e kanabisit për t’i shitur, me qëllim kultivimin e tyre.

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Albin Marlutaj, 27 vjeç dhe Armando Grishaj,2 5 vjeç, banues në Lezhë, të dy me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, vjedhjes dhe krimeve kundër personit.

Policia e Lezhës falënderon qytetarët për mbështetjen dhe besimin dhe i fton ata për të denoncuar në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb