Përpara vizitës në Shkup, kryeministri bullgar Kiril Petkov thotë se nuk sjell dokument të ri apo anekse të marrëveshjes, por vullnet të mirë për dialog. Petkov beson se kryeministri i ri maqedonas Kovaçeski, i cili gjithashtu është nga sektori i biznesit, kishte energji të ngjashme si ai për t’i lëvizur çështjet përpara.

“Në Shkup po shkoj i gatshëm për një fillim të ri, një fillim që do të jetë i lirë nga angazhimet deklarative,” thotë kryeministri bullgar Kiril Petkov përpara vizitës së tij në Mqedoni më 18 janar. Në një intervistë për MIA-n, ai tha se me dialog konstruktiv të gjitha çështjet mund të zgjidhen dhe se nuk do t’u ofrojë autoriteteve maqedonase ndonjë aneks të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, por qasje të re në bisedime, për jetën e përditshme të qytetarëve në të dyja vendet”, tha Kiril Petkov – Kryeministër i Bullgarisë

“Nuk kam përgatitur asnjë dokument sepse të gjitha ato dokumente nuk kanë kuptim, nëse nuk u japim motiv real se duhet ta bëjmë punën. Sugjeroj që t’i lëmë dokumentet si hap të dytë dhe të fillojmë së pari, në mënyrë që të ketë diçka për të cilën do të shkruajmë në dokumentet që vijojnë. Detyra jonë është të bëjmë program, të bëjmë grupe pune, të fillojmë dialog.

Petkov vlerëson se së bashku me kolegun e tij Dimitar Kovaçevski, i cili, siç thotë ai, gjithashtu vjen nga sektori i biznesit, kanë energji të ngjashme për t’i lëvizur çështjet përpara. Por, lidhur me tezën se ka dhënë afat gjashtëmujor për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, Petkov ka përsëritur se brenda gjashtë muajve pret rezultate nga pesë komisionet e reja që do të formohen së shpejti- për kulturë, ekonomi, infrastrukturë, histori dhe euro- integrime.

Nga ana tjetër, ish shefja e diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva, në intervistë për BTV-në, thotë se nuk pret asgjë të re nga takimi në Shkup. Ajo thotë se qasja e Petkovit nuk është aspak e re, por gjendet në Marrëveshjen tashmë ekzistuese, e cila për Maqedoninë ishte vetëm copë letër.

Megjithatë, Zaharieva pohon gjithashtu se përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes duhet të vazhdojnë dhe është mirë që dy kryeministrat do të njihen personalisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb