Si asnjëherë më parë, një Botëror unik vjen në Neës 24 me një format special. Nën moderimin e Enxhi Bibës dhe të ftuarve special, ekrani informativ më i madh në vend, sjell për shikuesit një emision të dedikuar totalisht Kupës së Botës.

“Qatar N`24” vjen çdo mbrëmje me një panel ekspertësh, trajnerë dhe specialistët më në zë në vend. Yjet e Botërorit në kërkim të së artës, shansi i fundit për Messi e Ronaldo.

Analizë e detajuar, gola, spektakël, emocione pafund në një program special. “Qatar N`24” starton sot në mbrëmje në orën 22:00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb