Një infermiere ka zbuluar emocionet që e detyruan të dilte nga spitali në lot pasi ajo kishte frikë se mungesa e pajisjeve mbrojtëse e vendoste babanë e saj në rrezik nga infektimi me koronavirus, kur ajo të kthehej në shtëpi.

Infermierja, e cila nuk donte të identifikohej dhe përdorti pseudonimin Maria kur foli për The Sun, tha që vendimi ishte kundër gjithçkaje në të cilën besonte, por nuk mund të punonte me me pajisjet që i ofroheshin.

Duke folur në kushte anonime, ajo shpjegoi se iu kërkua të përdorte një maskë për të gjithë turnin kur ato e kishin edfektin vetëm për katër orë.

Infermierja tha që ajo kujdeset për babanë e saj në shtëpi dhe se ai është “shumë, shumë delikat”.

“Tani unë e di se ato maska ​​zgjasin vetëm për katër orë, unë e dija se nuk kisha punuar në të vërtetë me ndonjë rast të infektuar me koronavirus akoma. Më duhej të kujtoja se unë kujdesem edhe për babanë tim, dhe babai im është një nga njerëzit shumë, shumë delikat që infektohet kollaj dhe thjesht nuk u ndjeva rehat duke vazhduar turnin duke e ditur cfare masa mbrojtëse më ofruan”.

“Kam qarë për rreth dy orë në makinën time, ndjeva se vendimi ishte kundër gjithçkaje në të cilën besoj. Kur hyra në këtë fushë duhej të ndihmoja njerëzit dhe të jepja më të mirën. Fakti që më është dashur të largohem, shkon kundër gjithçkaje që kaloj, por e dija se duhej ta bëja sepse nuk dua të jem përgjegjësr për infektimin e babait tim”, tha ajo, shkruan The Sun.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb