Edi Paloka ka reaguar pasi përfaqësuesi ligjor i grupimit të Alibeajt dorëzoi në KQZ dokumentet për regjistrimin për zgjedhjet lokale në 14 maj.

“Kryetari i partisë” në letrat që kanë dërguar rezulton… “i dorëhequri” prej një viti, vete L.B”, shkruan Paloka.

Ai shton se nuk ka asnjë diskutim se të gjitha procedurat ligjore do të shkelen vetëm për të çuar në fund qëllimin e Ramës.

“Edhe që Alibashët do të legenosen deri në fund për të realizuar shërbimin e pagur ndaj Ramës s’ka më asnjë dyshim”, ka thënë ndër të tjera Paloka.

STATUSI:

Alibashet paskan derguar sot letra ne KQZ per te regjistruar grupimin e tyre . “Kryetar i partise” ne letrat qe kane derguar rezulton … “ i dorehequri” prej nje viti, vete L.B.

Qe Kushtetuta , Kodi, ligji dhe gjithe procedurat ligjore do vazhdojne te shkelen per te cuar deri ne fund qellimin e Rames , nuk ka asnje dyshim.

Edhe qe alibashet do legenosen deri ne fund per te realizuar sherbimin e paguar ndaj Rames per shkatrrimin e opozites, nuk ka me asnje dyshim.

Une kisha vetem nje pyetje per ata deputete qe publikisht shpallen se nuk e njihnin me L.B si kryetar dhe “e detyruan “ te dorehiqet, cfare do te bejne tani , apo  nderi dhe dinjiteti nuk kane me asnje vlere ?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb