Një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për krizën humanitare në Ukrainë zbulon se 17.7 milionë persona kanë pasur nevojë për ndihmë dhe 7.5 milionë refugjatë ukrainas janë zhvendosur në të gjithë Evropën që nga nisja e luftës vitin e kaluar.

Raporti ka krijuar tensione midis SHBA dhe Rusisë, ndërkohë që Kremlini deklaron se është i motivuar politikisht.

Raporti i drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, iu prezantua bordit ekzekutiv të organizatës, dhe përfshinte ngjarjet në nëntë muajt e parë të 2022.

Situata në Ukrainë përcaktohet në raport si një nga tetë urgjencat akute shëndetësore globale.

Raporti dokumentoi se më shumë se 14,000 viktima civile civilë kanë humbur jetën dhe se nga 471 sulme me armë të rënda në objektet e kujdesit shëndetësor në rang global, 448 ndodhën vetëmnë Ukrainë.

Përfaqësuesi i Rusisë në bordin e OBSH-së e quajti raportin të politizuar dhe të njëanshëm dhe i përshkroi referimet e saj ndaj Ukrainës si akuza të pabaza.

Moska ka mohuar të ketë shënjestruar civilët në Ukrainë që kur filloi pushtimin e saj.

Ndërkohë, Sheba Crocker, përfaqësuesja e SHBA në OKB, bëri thirrje për një raport të përditësuar për të dokumentuar incidentet në Ukrainë që nga shtatori.

“Sulmet e Rusisë kanë shkaktuar dëm të papërshkrueshëm për civilët dhe infrastrukturën kritike në Ukrainë,” tha ajo në mbledhjen e bordit, sipas një deklarate nga zyra e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb