Ambasada amerikane ka dalë me një njoftim të rëndësishëm ku ka prezantuar planin e Departamentit Amerikan të Shtetit për nisjen e një nisme të rëndësishme që fuqizon rolin e gruas në të njëjtat fusha si burrat.

Njoftimi i plotë i ambasadës:

Që shoqëritë të jenë më paqësore dhe të zhvilluara, gratë duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë tërësisht në komunitetet e tyre. Departamenti i Shtetit njoftoi nisjen e Planit të Veprimit të Shtyllës së Tretë, i cili përfshin veprime konkrete në përgjigje të kufizimeve në pesë faktorë themelorë: mundësinë e grave për të pasur qasje në institucione, për të ndërtuar kapital, për të zotëruar dhe administruar prona, për të udhëtuar lirisht dhe për të punuar në të njëjtat fusha dhe punë si burrat. Përmes këtij plani të ri dhe dinamik, Departamenti do të zbatojë zgjidhje efikase për të hequr pengesat në politika, ligje, rregullore dhe praktika, për të ndihmuar gratë të kenë një rol kuptimplotë në ekonomi si aktorë të barabartë ekonomikë. Mësoni më shumë rreth qasjes së Departamentit ndaj Nismës Globale për Zhvillimin dhe Përparimin e Grave të udhëhequr nga Shtëpia e Bardhë në: www.wgdp.gov

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb