Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një bashkëbisedim me ekspertë për trashëgiminë kulturore, i ka quajtur gjuhën dhe kulturën, dy shtyllat e identitetit tonë kombëtar.

Berisha u shpreh se nëse ka një armik të kulturës dhe trashëgimisë në këtë vend, ai është Edi Rama.

Kreu i demokratëve ka folur edhe në lidhje me Butrintin, për të cilin tha se u shpërbë me qëllimin për të ndërtuar 620 vila, që do të ngrihen për Ramën dhe oligarkët e tij.

“Diskutojmë për një problem themelor. Kjo tryezë uroj të frymëzojë qytetarët e këtij vendi që në tryeza edhe më të vogla në votrat e tyre krahas problemeve që kanë të diskutojnë edhe një problem themelor për qenien tonë, trashëgiminë kulturore. Jemi një komb identiteti i të cilit ka 2 shtylla: gjuha dhe kultura. Në dalim nga shumë kombe rreth nesh që identitet kanë besimin fetar, ne jemi komb plureligjoz. Kultura dhe gjuha janë binomi i identitetit tonë.

Kam ardhur këtu në 1958, kur isha fëmijë 14 vjeç dhe Tirana e atij viti duke e krahasuar më vonë me kryeqytetet e tjera me Parisin, ti krahasosh ato mund të thonë po krahason të pakrahasueshmet. unë them jo. Ka disa parisë, është Parisi i haresë, trashëgimisë i modernitetit, gjenialitetit të zhvillimeve të reja, por që dallon edhe sot shumë pak nga disa lagje të Tiranës që kanë qenë në qendër dhe që u zhdukën krejtësisht mbi një paranojë diktatoriale, sepse diktatura donte shesh të madh. Sheshi i Tiranës ishte një shesh fantastik atëherë i rrethuar nga ndërtesa të bukura, ku më e bukura ishte bashkia. atje futeshe për ta vizituar brendësinë e saj,. ishte më e mirë se çdo ndërtesë tjetër. Ishte pazari i vjetër, gjallëria e qytetit. nuk mund tu them numrin e dyqaneve, por në gatime në asortimente, shërbime, ai nuk u përsërit më pas zhdukjes.me dhjetëra restorante të vogla klube e kafene shërbenin me kostumin tradicional tiranas.
Ishte e vështirë të kalohej në rrugica aq shumë vizitohej.
U zhduk e u zëvendësua me një pallat, dhe ne na ndjek fati të imitojmë Korenë e Veriut, Një pallat që ndodhet në Phenian, e shëmtuar në pamje.

Pas Enver Hoxhës vjen Edi Rama në lidhje me dëmtimin. është një shkatërrimtar i identitetit të këtij qyteti, që rrezaton në të gjithë kombin se është zemra e truri i kombit. u vërsul pastaj kundër vendimit që kishte miratuar vetë, me kinema 17 nëntori, betejë e epike e artistëve për Teatrin, ai e zhduku. Po të shkosh në Paris, në një rrugë është ende teatri romak, nuk është funksional por ruhet. Ky na e zhduku teatrin.

Sheshi përveçse në Korenë e Veriut nuk gjen shesh të këtyre përmasave pa jetë dhe me largimin e trafikut të duket sikur kursen pllakat e gurit. I vetmi mesazh që më ka dërguar në jetën e tij është që un ia përçmova pllakat e gurit që tani janë 50 gradë. Ia hoqi qytetit, ishte shtet ku kalonte trafiku por duhen nënkalime.

Nëse ka një armik të dytë të egër identiteti trashëgimia kulturore e Tiranës është Edi Rama, tani është vërsulur në objekte të tjera.

I është vërsulur parkut të Burintit. Një pasur përrallore kulturore kombëtare e pakrahasueshme. Butrinti është në rrafshin natyror nuk ka asnjë më madhështore, më të bukur e fantastike, me atë natyrë që ka.
Butrinti u shpërbë me qëllimin e vetëm që të pushtohet Kepi i Stillos dhe ju them janë 620 vila që po bëhen gati, Edi Rama me oligarkët e tij. Unë jam njeri që kam punuar shumë intensivisht me Fondin Shqiptaro Amerikan dhe i kam lavdëruar për suksesin e projekteve, jam zhgënjyer kur dëgjoj deklaratën e tyre se ajo është punë e qeverisë. Ajo është punë e çdo njeriu të qytetëruar, nëse qeveria shpërben parkun kombëtar për abuzivitete e korrupsion, kjo është punë e çdo qytetari shqiptar, amerikan, europian çfarëdo qoftë”, tha Berisha.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb