Situata në PD, dhe deklaratat e ish kryeministrit Berisha në foltoren e Tropojës, ishin në fokus të analizës në ‘Pikat mbi i’, mes analistit Artur Zheji dhe avokatit Spartak Ngjela.

Për Artur Zhejin, ditë pas dite po duket se qëllimi i foltores është të trembë ata që që nuk i binden ish kryeministrit.

Po duket gjithnjë e më qartë një skenar i parashikuar nga pak analistë që qëllimi i Foltores, është që të trembë, të krijojë frikë te PD te Basha te ata që nuk i binden, të bëjë presionin e duhur, duke thënë unë humba zgjedhjet e dhash dorëheqjen por di të rikthehem nga pozitat e forcës. Kur u shpall non grata, Berisha tha unë pa forcë nuk imponohem dot këta pa forcë të fusin në burg, ndaj po kthehem me forcë. Deri ku shkon kjo a është brenda destabilizimi, edhe mund të jetë, po Shqipëria ka ndryshuar shumë, nuk është më e ‘97 është anëtare e NATO, pra ka pengesa shumë të forta.”- u shpreh Zheji.

Për avokat Ngjelën, Sali Berisha është në në prag të goditjes penale.

Berisha atë kërkon të thotë që unë kam forcë dhe do të neutralizojë goditjen penale. Foltorja e tij ka edhe një aspekt të tretë, ka një raport mes yuri Kim dhe Saliut. Madje amb del thuajse aq shpesh sa ai. Ka dhënë edhe shenja të tilla, ‘ për kë bien këmbanat’, pak romane kishte që gjeti Heminguein? Saliu kërkon të neutralizojë politikën amerikane nëse ka një qëllim që ky të përgjigjet penalisht. Raporti i tij me Kim është i zhdrejtë. Ajo ka nisur të flasë me gjuhë të ashpër. Ai është i pandehur, kjo është prokurore. Gjithcka lind nga non grata. Non grata është e pashpërthyer, po ata kanë nisur ta shpërthejnë. Si? Ishte një kongresmen që i dërgoi letër Blinken. Blinken tha se me atë xhiron populiste ( po e them me termat e mi), ai kërkon të neutralizojë goditjen penale. Është në prag të goditjes penale. Blinken ishte i ashpër. Pamë edhe presidentin amerikan që hyri në lojë dhe foli për non gratën. Ka nisur pra të dalë një raport mes Yuri Kim, SPAK e Saliut. Si do zgjidhet? Ai i ka veprat penale, as mos e diskutoni. Amerikë do të thotë FBI. Problemi është, a do nisë SPAK procesin penal? Ai këtë kërkon të neutralizojë dhe brenda kësaj jemi në dy data 11 dhe 18. Kjo është faza e tretë e procesit. Kush do marrë partinë. Saliu e bën të gjithë këtë lëvizje që të marrë partinë dhe me partinë do imponohet. Është nivel i ulët. Nuk doli dot deputet në Tiranë, me maxhoritarin doli me partinë. Unë nuk e kam lejuar të dalë në Tiranë, kur garoja për kryetar bashkie. Basha ndoqi skemën time, nuk i doli. Problemi është si flet ky kryeministër pa votim, votimi do edhe tre vjet. Pra, është në një moment krize, është nën presionin e goditjes penale e cila nuk do dihet si do avancojë. Kërkon t’i shpëtojë goditjes penale. A është ai tur i frikshëm për destabilizim të Shqipërisë? Jo” tha Ngjela.

Zheji: E vijoj analizën time me Heminguein, me “Plaku dhe detin”, mund të ketë pjesërisht sukses por atë peshkun e madh nuk e sjell dot në breg. Rrugës do ia shqyejnë peshkaqenët. Unë mendoj që situata është më dramatike. Edhe Ramës i intereson ta lërë në rrjedhje të lirë. Po ai është edhe kryeministër, jo vetëm kryetar i PS. Pra raporti mund të shkojë përtej PD-së te destabilizimi i Shqipërisë. Topalli thotë do bëhet Kuvendi më 11 dhe nuk do ketë kuvend më 18. Pa u mbledhur Kuvendi pa u certifikuar nga një komision legjitim, u pa strategjia e faktit të kryer. Pra, më 11 do bëhet një gjë dhe do pengohet me cdo kusht të bëhet një kongres me 18. Pikësynim do jetë, kryetari i PD ra, kryetari i ri erdhi e do marrim me cdo kusht partinë.” u shpreh Zheji.

Por cfarë parashikon, avokat Ngjela të ndodhë më 11 dhjetor dhe si mundet shteti ta parandalojë gjithcka sipas tij, me një denoncim.

“Po a është legal kongresi dini gjë? Është person jurdik PD, Pra lider ship ii këtij personi juridik ka paranë në dorë, kurse lidershipi i këtyre ka pushtetin. Ky personi juridik ka një statut sikurse edhe ky tjetri që ia ka njohur gjykata. Tani ta marrim te e para, një grup njerëzish krijojnë me emrin e personit juridik një lëvizje anësore, që s ka lidhje me personin juridik, kryetari it ë cilit po i denoncoi shkojnë në proces penal.

Edhe nëse mblidhen në një mbledhje aksionerët, nuk vlejnë. Tani vijmë ku i coi ky këto firmat, do i conte në zyrën e partisë. Këto thonë ai nuk i pranon. Këto mund t’i drejtohen një gjykate. Gjykata ka të drejtën të kontrollojë firmat, i zgjidh përmbarimi s’ka nevojë për kryengrijte. I përgjigjet përmbarimi i policia Saliut me këtë vendim? Jo. Ky është shteti juridik, revolucionin s’ke nevojë ta bësh me firma. Cdo bëjë Basha? Nuk e di. Do i denoncojë edhe për firmat? Nuk e di. Këtu është një pikëpyetje e madhe pse nuk i nxorën firmat këta?

Këta thonë, do futemi në zgjedhje për Kuvendin, por listat janë sekrete. Listat e votuesve, janë legale. Ti shikonte kushdo në internet, cdo fshehje klandestine është kundra ligjit. Nuk ka lëvizje klandestine.

11 Dhjetorin me një denoncim nuk e lejon shteti. Shteti do ta quajë lëvizje jo ligjore, dhe nëse do bësh një miting do marrësh leje. Shtetin e kanë socialistët në dorë, nuk e shkel dot ligjin. Ai nuk foli në emër të partisë kur tha unë do jem kryeminsitri. Pse? Mëkon ato që janë nëpër salla. Një gjë nuk e kapërcen dot. në bazë të statute të tij, firmat duhet t’i cojë te lidershipi, nëse ai nuk ia pranon në gjykata. Po cfarë ndodh? Ky tjetri është person juridik. A do e kërkojë zbatimin e ligjit? Kjo varet nga Basha.” u shpreh Ngjela.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb