Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka deklaruar se beson se Rusia do të jetë e gatshme të hyjë në negociata vetëm nëse fiton luftën në Ukrainë.

Kryediplomati i BE-së shtoi se ai nuk ishte “optimist” për atë që mund të ndodhte me situatën në Ukrainë këtë verë.

Duke folur në një event në Barcelonë sot, Borrell tha se qartësisht, qëllimi i Rusisë është triumfi në luftën kundër Ukrainës.

“Rusia nuk do të hyjë në negociata nëse nuk e fiton luftën”, theksoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb