TIRANË

“Qëllimi i presidentit nuk është të nxisë protestat”. Kështu deklaroi Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë konferencës së sotme për mediat, teksa u pyet nëse do të bëjë thirrje për shqiptarët për protesta. Kreu i Shtetit tha se do është në në një gjatësi vale me të gjithë popullin shqiptar.

“Të gjithë duan stabilitet, bashkëjetesë paqësore, bashkëjetesë demokratike, funksionim të institucioneve, kërkojnë sundim të ligjit dhe jo Maliqit, dhe të gjithë kërkojnë që Shqipëria sa më shpejt të çelë negociatat dhe të afrohet me BE që të mos vazhdojë shpopullimi i vendit në këto përmasa dramatike të cilat i kemi shpjeguar vazhdimisht edhe në krahasim me vendet e tjera të rajonit tonë”, deklaroi Meta.

Ai tha më tej se në kushtet kur ka përpjekje për të shtypur të drejtat e gjithë qytetarëve shqiptarë për interes të një pakice, nuk do të presë popullin t’i japë drejtim, por do ta zgjidhë këtë çështje.

“Në qoftë se ju nuk arrini ta dëgjoni protestën. Unë dhe tani e dëgjoj dhe e ndiej jehonën e protestës. Qëllimi i presidentit nuk është të nxisë protestat, por në kushtet kur ka përpjekje për të shtypur të drejtat e gjithë qytetarëve shqiptarë për interes të një pakice e cila bllokon integrimin europian të vendit, zhyt Shqipërinë në borxhe tepër kërcënuese edhe për vetë për sovranitetin e saj dhe vendos një mur në rrugën europiane të Shqipërisë, padyshim që presidenti e di se çfarë mendon dhe kërkon populli shqiptar dhe nuk do të presë popullin t’i japë drejtim kësaj çështjeje por në një gjatësi vale do ta zgjidhim këtë çështje”, tha Kreu i Shtetit.

Ai shtoi sërish se shpreson tek reflektimi i deputetëve.
“Ne shpresojmë tek reflektimi. Shpresoj që të ketë reflektim, përgjegjshmëri dhe deputetët në Kuvend, nëse herën e parë s’kanë qenë shumë të bindur, t’i lexojnë ato relacionet dhe të veprojnë me përgjegjshmëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: