Shërbimet sekrete të Polonisë kanë shkatërruar një rrjet diversiv,që dyshohet se po planifikonin sulme kibernetike në vend në emër të Rusisë dhe Bjellorusisë.
”Grupi dëshironte të fitonte akses në informacione që mund të përdoreshin për të shantazhuar individët dhe institucionet”, tha ministri polak i Digjitalizimit, Krzysztof Gawkowski.
”Qëllimi ishte edhe për të zhvatur para dhe për të detyruar bashkëpunimin”, theksoi ai.
”Të dyshuarit kishin synuar kryesisht autoritetet dhe kompanitë shtetërore”, vazhdoi ministri.
Ai përmendi si shembull një sulm hakeri ndaj agjencisë polake antidoping ”Polada”.
Gawkowski nuk specifikoi se sa të dyshuar ishin të përfshirë në rrjet apo sa arrestime ishin bërë.
”Rreth 400 000 raste të sulmeve të dyshuara kibernetike u raportuan në gjysmën e parë të vitit aktual”, sipas Gawkowski.
Kjo është dukshëm më shumë se në të gjithë vitin 2023, në të cilin u raportuan 370 000 sulme të tilla.
Polonia është një nga mbështetësit më të rëndësishëm ushtarakë të Ukrainës, e cila është nën sulmin nga Rusia.
Polonia luan një rol të rëndësishëm si një qendër logjistike për ndihmën perëndimore për Kievin dhe për këtë arsye konsiderohet armike nga Rusia.