ATHINE

Dy shqiptarë janë sulmuar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur dje në Ambelokipi të Athinës, në kryqëzimin e rrugëve Sinope dhe Michalakopoulou.

Mediat greke raportojnë se dy shqiptarët ishin duke udhëtuar me makinë kur janë sulmuar nga një motor me dy persona, të cilët mbanin kaskë në kokë.

Si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar, pasi fatmirësisht plumbat nuk  kanë kapur shqiptarët.

Mësohet se njëri nga dy shqiptarët e sulmuar me armë ishte pronari i një lokali në Liosia.

Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb