PEQIN– Një 61-vjeçar me inicialet E.Sh është plagosur me thikë nga një 41-vjeçar me inicialet K.C në Peqin. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Xhami”, pas një konflikti. I plagosuri pasi ka marrë ndihmë mjekësore në Peqin është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë. Policia po punon për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:
Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë referimin e materialeve në Prokurori dhe po punojnë intensivisht për kapjen e shtetasit K.C., 41 vjeç banues në Peqin. Ky shtetas, në Lagjen Xhami Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur disa herë me thikë shtetasin E.Sh., 61 vjeç banues në Peqin. Shtetasi E.Sh, pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan, u dërgua për mjekim më të specializuar në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 279 të Kodit Penal.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb