GJIROKASTËR- Sërish probleme në Lazarat. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të RENEA-s mësynë mëngjesin e sotëm për kontrolle të imtësishme në fshatin rebel, të vënë nën kontollin e policisë pas një aksioni të gjërë për asgjesimin e lëndëve narotike.

Lajmi bëhet i ditur nga policia e Gjirokastrës. Po sipas të njëjtave burime në Gjirokastër, ka shkuar edhe vete Drejtori i Përgjitthshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi.

Ndërkaq policia e Gjirokastrës në versionin e saj zyrtar sqaron se operacioni ësht♪7 ndërmarrë pas nj♪7 njgarje të ndodhur mbrëmë, ku 4 persona të armatosur dhe që lëviznin në një makinë pa targa ata që kanë hapur zjarr në drejtim të policisë.

“Në Lazarat, në lagjen “Lenxate”, rreth orës 21.00, katër persona të armatosur nga Lazarati të cilët qarkullonin me një automjet ‘Mitsubishi’ me targa fallco, janë përplasur me armë me forcat e Policisë të komisariatit të policisë Gjirokastër, të cilat ishin duke patrulluar në lagjet e fshatit. Patrulla e policisë i ka dhënë shenjë të ndalojnë, por drejtuesi i automjetit nuk ka ndaluar. Policia është vënë në ndjekje, ku personat që ndodheshin në automjet kanë hapur zjarr në drejtim të forcave të policisë, ku më pas kanë braktisur mjetin dhe janë futur në brendësi të fshatit”, sqaron policia.

Po sipas tyre, “Në ndihmë të forcave të policisë kanë shkuar dhe forcat e FNSH-së. Të dëmtuar nuk ka. Automjeti është sekuestruar ku brenda tij u gjet një armë zjarri, një fenelinë policie, gëzhoja, e prova të tjera. Në afërsi të automjetit u gjet një automatik me fishekë në gojë. Në këto momente po krihen të gjitha lagjet e fshatit Lazarat nga RENEA dhe FNSH e forcat e Drejtorisë Gjirokastër për kapjen e katër personave, të cilët janë të identifikuar nga ana jonë.

Ndërkohë mësohet se tre netë më parë janë rikthyer të shtënat nga banorë të Lazaratit. Kjo situatë vjen në periudhën që njihet si e përshtatshme për mbjelljen e bimës narkotike Kanabis Sativa.

Didi: Ngjarje e shkëputur, por i dhamë rëndësinë e duhur
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Lazarat, ka folur edhe Artan Didi, sipas të cilit, edhe pse bëhet fjalë për një rast të shkëputur, policia nuk mund ta tolerojë.

“Është një ngjarje e shkëputur, por ne i dhamë rëndësinë e duhur për të treguar se policia ka të njëjtin ritëm ndaj çdo tentative për të rikthyer ngjarjet e vjetra kriminale.

“Nuk do tolerojmë asnjë ngjarje të tillë në Lazarat. Banorët ishin mirëkuptues dhe bashkëpunues si dhe të distancuar nga veprimet kundër ligjit”, vijoi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: