Një person i armatosur me Kalashnikov e ka qëlluar për vdekje shefin e sigurisë në Ambasadën e Azerbajxhanit në Teheran, si dhe ka plagosur dy roje tjera të ambasadës, ka njoftuar ministria e Jashtme e Azerbajxhanit.

Ministria ka thënë se hetimet kanë nisur, derisa gjendjen e dy të plagosurve e ka përshkruar si “të kënaqshme”. Irani, vend në të cilin jetojnë miliona azerbajxhanas, e ka akuzuar Bakun disa herë për nxitje të qasjeve separatiste në territorin e tij.

Marrëdhëniet në mes të Azerbajxhanit dhe Iranit kanë qenë tradicionalisht të tensionuara, pasi Bakuja është e afërt me rivalen historike të Iranit, Turqinë. Irani po ashtu dyshon për bashkëpunimin ushtarak të Azerbajxhanit me Izraelin – i cili dërgon sasi të mëdha të armëve në Baku – duke thënë se Tel Avivi mund të përdorë territorin e Azerbajxhanit si urë kundër Iranit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: