Një efektiv i policisë ka ndërruar jetë pasi është plagosur aksidentalisht me armën. Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Podujevës në Kosovë.

Togeri i Policisë, Halit Zhdrella ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri. Burime për Klan Kosova raportuan se togeri kishte qëlluar veten aksidentalisht gjatë kohës që kishte dalë për gjueti.

Policinë e Kosovës dhe QKUK-në nuk kanë ndonjë deklaratë zyrtare, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet se si ka ndodhur ngjarja.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb