Policia e Shtetit jep detaje për arrestimin e personit të katërt të implikuar në vrasjen e biznesmenit Hekuran Billa. Sipas burimeve zyrtare, si rezultat i veprimeve intensive hetimore që po kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrarë shtetasi Hekuran Billa, një tjetër person ka rënë në prangat e Policisë.

Falë bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe DVP Tiranë është vënë në pranga drejtuesi i mjetit që transportonte shtetasin Viktor Marku, i dyshuar si autori kryesor i vrasjes së shtetasit Hekuran Billa.

Vihet në pranga shtetasi Gjekson (Petrit) Pusi, 33 vjeç, i cili u kap dhe u arrestua nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pasi dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur në fshatin Vukatanë, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit në pronësi të DPSHTRR, që drejtohej nga shtetasi Fatjon Harusha., 30 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër.

Shtetasi Gjekson Pusi ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi“, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Gjithashtu, gjatë paradites së sotme, falë veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë ka rezultuar se ky shtetas është i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetasit Hekuran Billa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb