Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohet se pas sherrit me një grua qëlloi me armë në ajër. Ngjarja ndodhi dje në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E. L.

NJOFTIMI I POLICISE
Qëlloi me armë zjarri në ajër, për të kanosur për motive të dobëta, një shtetase, shpallet në kërkim 40-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, pranë tunelit, në zonën e quajtur “Uji i Ftohtë”, ku një 40-vjeçar qëlloi me armë zjarri në ajër, për të kanosur për motive të dobëta, një shtetase, bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit:

E. L., 40 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, me qëllim kanosjen e shtetases A. D., 58 vjeçe, banuese në Vlorë.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe administrimit të çdo prove të grumbulluar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe një gëzhojë.

Vijon puna nga ana e shërbimeve të Policisë, për kapjen e shtetasit E. L. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb