Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Matit, pasi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke shkaktuar panik tek banorët e zonës. Ngjarja është regjistruar në fshatin Prell. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet B. K., banues në fshatin Prell.

Ky shtetas po qëllonte në ajër me armë zjarri pushkë në oborrin e banesës së tij. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pushkë, një sasi municioni luftarak dhe katër pako me lëndë plasëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme. Policia e Dibrës falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin dhe i fton të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të sigurt dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: