PEQIN-Një 63-vjeçar ka rënë në pranga, pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të një 56-vjeçari. Ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Lisnajë të Peqinit. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për Mersin Likën.

NJOFTIMI I POLICISË
Qëllon me armë zjarri në drejtim të një shtetasi, arrestohet në flagrancë nga policia
Sekuestrohen në vendngjarje 4 gëzhoja armë zjarri model 56 kalibër 7.62 mm
Gjatë kontrollit fizik i gjendet dhe i sekuestrohet një armë zjarri (pistoletë) tip TT dhe një krëher me 7 fishekë.
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Peqin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
M. L, 63 vjeç banues në fshatin Lisnajë Përparim.
Arrestimi i tij, u bë pasi në fshatin Lisnajë, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit R.K., 56 vjeç.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja armë zjarri model 56 kalibër 7.62 mm.
Gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Një armë zjarri (pistoletë) e tipit TT, një krëhër me 7 fishekë model 54 kalibër 7.62 mm
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 278/2 të Kodit Penal
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: