Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme. Një person, për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali në Shkodër.

NJOFTIMI I POLICISE

Qëlloi me armë zjarri për motive të dobëta në drejtim të një lokali, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin. Më datë 21.01.2022, rreth orës 20:40, në lagjen Skënderbeg, shtetasi K. K., për motive të dobta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali “Bar-Kafe” në pronësi të shtetasit N. D.

Nga verifikimet paraprake nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: