TIRANË

Një punonjës policie është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka qëlluar me armë, pas një konflikti me një roje security të një qendre tregtare.

Policia njofton se ka rënë në pranga efektivi 35-vjeçar D. T., si dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij, shtetasi A. T., 29 vjeç.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se është arrestuar polici Drilon Toksa dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij, Arbër Toska.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. T., 35 vjeç, (punonjës policie) si dhe u bë shpallja në kërkim e vëllait të tij shtetasit A. T., 29 vjeç, pasi me datë 21.08.2021, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me rojen security të një qendre tregtare dhe dyshohet se shtetasi D. T., ka qëlluar me armë zjarri në tokë”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb