Po ekstradohet këtë të premte drejt Gjermanisë shtetasi kosovar, Shkëlqim Kastrati, i cili ndodhej në burg në Shqipëri.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila raporton se Kastrati është nxjerrë nga burgu “302” dhe po transportohet drejt Aeroportit të Rinasit, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.

Në fund të muajit dhjetor të 2020, Gjykata e Lartë vendosi për ekstradimin e kosovarit drejt Gjermanisë, për të kryer dënimin në këtë shtet për veprën penale të “Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë.

Shkëlqim Kastrati akuzohet se ka qëlluar me armë punonjësin e një klubi në Gjermani, dhe fill pas ngjarjes ka ardhur dhe është fshehur në Shqipëri, ku dhe është arrestuar.

“BalkanWeb” sjell më poshtë pamjet e arrestimit të tij në Shqipëri:

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb