Një ditë më parë, Kristian Kroni, 31-vjeç qëlloi me armë zjarri në drejtim të një lokal, e ndërsa i janë vënë prangat një ditë më pas.

Ai u arrestua sot nga uniformat blu të Shkodrës, pasi qëlloi me armë, por që fatmirësisht nuk përfundoi me persona të lënduar.

Nga sa mësohet referuar burimeve zyrtare nga Policia, e gjithë ngjarja ka ndodhur për motive banale. 31-vjeçari ka konsumuar alkool në lokal, është larguar dhe më pas është kthyer përsëri dhe ka qëlluar me armë zjarri, duke vënë në rrezik jetën e klientëve të tjerë në lokal.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

 Shkodër

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, ku shtetasi K. K. qëlloi me armë zjarri, për motive të dobëta, drejt një lokali.

Falë veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Shkodër u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.

Vihet në pranga 31-vjeçari, autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Në vijim të veprimeve të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Shkodër dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit K. K., 31 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Shtetasi K. K., pasi ka konsumuar alkool në lokal, është larguar dhe më pas është kthyer përsëri dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit, duke vënë në rrezik jetën e klientëve të tjerë në lokal.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb