Prokuroria ka kërkuar masën Arrest me burg për protestuesin që qëlloi me këpucë drejt kryeministrit Edi Rama teksa ky i fundit fliste nga ambientet e Spitalit të Traumës.

Përveç Dorjan Protoduarit, Prokuroria ka kërkuar burg edhe për disa të arrestuar të tjerë: Fluturim Golecin, Ruzhdi Dacin, Marsel Velillari,  Amarildo Sinanajn, Shpati Bilbilaj.

Dje, në hyrje të spitalit Rama është pritur nga familjarët e protestuesve të lënduar. “Turp, turp, turp”, dëgjoheshin teksa brohorasnin në kor familjarët e protestuesve të plagosur. “Çfarë bëri ai që e more me polici, more hajdut. Qeveri e krimit.”, i drejtohej një familjare, Ramës. Ndërkohë, situata precipitoi për një moment, pasi një prej protestuesve qëlloi Ramën me këpucë, por ishte punonjësi i sigurisë, i cili e devijoi. Me pas ai u shoqërua nga policia.

Mes të plagosurve ishin 12 punonjës policie dhe 3 protestues, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Ushtarak.

Në vijim të veprimeve të kryera nga ana e prokurorisë është kërkuar në Gjykatë:
– Vleftesimi i ligjshem i arrestit ne flagrance per shtetasin Fluturim Goleci, i dtl.20.05.1988, dhe Caktimi i masës së sigurimit “arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
– Vleftesimi i ligjshem i arrestit ne flagrance per shtetasin Ruzhdi Daci, i dtl.01.06.1965, dhe Caktimi i masës së sigurimit ‘arrest ne burg’ parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
– Vleftesimi i ligjshem i arrestit ne flagrance per shtetasin Marsel Velillari, i dtl.12.03.1990, dhe Caktimi i masës së sigurimit “arrest ne burg ” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
– Vleftesimi i ligjshem i arrestit ne flagrance per shtetasin Dorjan Protoduari, i dtl.03.09.1988, dhe Caktimi i masës së sigurimit arrest ne burg ” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
– Vleftesimi i ligjshem i arrestit ne flagrance per shtetasin Amarildo Sinanaj, i dtl.04.02.1988, dhe Caktimi i masës së sigurimit “arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
– Vleftesimi i ligjshem i arrestit ne flagrance per shtetasin Shpati Bilbilaj, dhe Caktimi i masës së sigurimit “ arrest ne burg ” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
Si persona te dyshuar per kryerjen e veprave penale te:
• Plagosja e rëndë me dashje, e parshikuar dhe e dënueshme nga nenei 88/1 i K.Penal.
• “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 278/1 i K.Penal (i ndryshuar).
• “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, e kryer me dhunë dhe në bashkëpunim, e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 236/2 i K.Penal.
• “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, e parashikuar dhe edënueshme nga neni 262 i K.Penal.
• “Prishja e qetësisë publike” e kryer në bashkëpunim, eparashikuar dhe e dënueshme nga nenet 274-25 të K.Penal.
Po punohet me intensitet per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: